Më se 22,000 armë zjarri të mbledhura nga policia belge, u shkatërruan duke i shkrirë në rreth 60 tonë çelik të ricikluar.
Rreth gjysma e tyre u mblodhën nga i gjithë vendi, të dorëzuara kryesisht nga pronarët, disa prej të cilëve i kishin trashëguar, por nuk donin t’i mbanin më, përcjell Nistori.
Kjo u bë e ditur nga Carina van Cauter, guvernatore e provincës lindore të Flanderës. Gjysma tjetër ishin armë të vjetruara policore.
Reuters citon Van Cauter-in të ketë thënë se: “rezultati është mbresëlënës: 22,457 armë zjarri janë zhdukur nga shoqëria jonë”, duke shtuar se “është padyshim pozitive për sigurinë e qytetarëve tanë që këto armë nuk janë më në përdorim”.
Ky është rasti i tretë që forcat belge të sigurisë kryejnë një operacion të këtillë të shkatërrimit të armëve të zjarrit që zgjati tre ditë.