Numri i përdoruesve të rrjeteve sociale arrin në pesë miliardë

    Numri i përdoruesve aktivë në median sociale është rritur në mbi pesë miliardë, e barabartë me afërsisht 60% të popullsisë së botës, e cila, sipas vlerësimeve zyrtare të OKB-së, ka tejkaluar tetë miliardë njerëz.

    Sipas një studimi kjo daton që kur Facebook nisi aktivitetin, tashmë 20 vjeçar,  platformë që nisi epokën e medias sociale.

    Sipas studimit numri i përdoruesve të medias sociale është rritur me 5,6%, duke tejkaluar rritjen prej 0,9% të popullsisë botërore.

    Rrjeti social më i populluar është Facebook me 2,19 miliardë përdorues.

    Instagram, gjithashtu nga Meta, është i dyti me 1,65 miliardë, i ndjekur nga afër nga TikTok me 1,56 miliardë.

    Përdoruesi mesatar i medias sociale shpenzon dy orë e 23 minuta në ditë në platformën e tij të preferuar, duke përdorur 6,7 platforma çdo muaj.

    Lajmi Paraprak

    Toshkovski: letërnjoftimet do të jenë të vlefshme deri në afatin e tyre të rregullt

    Lajmi i rradhës

    Meris: Zgjerimi është një interes strategjik i BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë