Qeveria: Kompanitë kompetente dhe pushteti lokal të sigurojnë ngrohje për qytetarët e Shkupit

    Fotografia: Nistori

    Qeveria u bën thirrje kompanive kompetente, autoriteteve të qytetit dhe autoriteteve lokale që urgjentisht të veprojnë sipas kompetencave të tyre dhe të sigurojnë energji për ngrohje në shtëpitë e qytetarëve të Qytetit të Shkupit.

    Nga Qeveria thonë se janë në ndihmë të qytetarëve, komunave dhe Qytetit të Shkupit, por, siç citojnë, kur janë në pyetje obligimet financiare ndaj dhënësve të shërbimeve publike, fillimisht thirren organet kompetente lokale.

    Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë javës së ardhshme do të shqyrtohen mundësi për ndihmë plotësuese, ndërkaq thuhet se ndërprerja e ngrohjes në dëm të qytetarëve dhe amvisërive në kushte të dimrit nuk mund të arsyetohet dhe është e papranueshme.

    Ndryshe, qytetarët e Shkupit para se gjithash nga Lagjja Shkup-Veri dhe Fushë Tophanë, këto ditë janë ankuar se janë pa ngrohje qendrore dhe se në disa raste ka ngrohja është shumë e dobët. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup nga ky muaj është rritur për 14 për qind.

    Lajmi Paraprak

    “ZGJIDH JETË, VOTO BLERTË” NË “STAND BY”

    Lajmi i rradhës

    BE-ja pa shtysa dhe Kosova e Serbia pa vullnet për dialog

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë