Rusia rrëzon rezolutën e Shqipërisë për Ukrainën

    Me 11 vota pro, një kundër dhe tre abstenime, rezoluta e paraqitur në Këshillin e Sigurimit 15 anëtarësh të OKB-së nga Shqipëria dhe SHBA-ja, u rrëzua. Ashtu sic pritej, vetoja ruse e bllokoi nismën e vendit tonë dhe Amerikës që dënonte sulmin në Ukrainë duke e cilësuar një “agresion ndaj Kartës së OKB-së dhe paqes botërore”.

    Tre shtetet që abstenuan ishin Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Dokumenti i nënshkruar nga Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha dhe homologia e tij amerikane Linda Thomas-Greenfield, kishte për qëllim kryesor dënimin e sulmit, frenimin e tij, por përmbante edhe një pikë për ndihma humanitare për Kievin Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi të premten mbi projekt-rezolutën që kërkonte tërheqjen e trupave ruse, edhe pse ishte parashikuar që masa të mos miratohej për shkak të vetos së Moskës. Nisma mbështetej tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

    Një votim për një dokument të ngjashëm pritet të pasojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku rezolutat nuk janë detyruese dhe ku 193 anëtarët e saj nuk kanë të drejtën e vetos.

    Sipas projekt-rezolutës, Këshilli i Sigurimit denoi “me termat më të ashpra agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës në kundërshtim me nenin 2, paragrafin 4 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, sipas së cilit asnjë nga shtetet anëtare nuk duhet të sulmojë vendet e tjera.

    Lajmi Paraprak

    Zelensky: Unë jam këtu, nuk i dorëzojmë armët, do ta mbrojmë vendin tonë!

    Lajmi i rradhës

    Mospajtimi në Moskë dhe efekti domino i bankave ruse

    Lajme tjera

    Gratë dhe paratë

    Kur bëhet fjala për të investuar para në fonde apo aksione, gratë shpesh druhen dhe ua lënë këtë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë