Rusja 10-vjeçe i mbijetoi stuhisë duke përqafuar qentë – natën e kaloi duke u ngrohur me trupin e tyre

    Një vajzë 10-vjeçe, mbijetoi në një natë një stuhie të fuqishme – ku qëndroi zgjuar duke përqafuar qentë.

    Vajza kishte shkuar nga shkolla në Ugelgorsk në ishullin rus Sahalin, por nuk kishte arritur të mbërrijë deri në shtëpi, pasi ai rajon u godit nga një stuhi e fuqishme dhe reshjet e mëdha të borës dhe erërat që frynin me 80 kilometra në orë.

    E kur u vërejt mungesa e saj, filloi operacioni i kërkim-shpëtimit. Autoritetet kompetente dhe banorët lokalë u fokusuan në “gjahun” me qentë, pasi vajza ishte parë duke luajtur me një qen pikërisht një natë para se të zhdukej.

    Prindërit e saj kanë thënë se vajza e tyre i do shumë kafshët. E një vullnetar e gjeti të nesërmen duke qëndruar pranë qenve që i përqafonte për t’u ngrohur.

    Vogëlushja është dërguar menjëherë në spital për kontroll – nga ku është konstatuar se gjendja e saj shëndetësore është stabile. 

    Lajmi Paraprak

    Me zanat e pa punë

    Lajmi i rradhës

    Filmat më të njohur nga kineasti, Dhimitër Anagnosti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë