Sulm me thikë në Norvegji – autori arrestohet pasi plagosi katër persona

    Fotografia: Ilustruese

    Të paktën katër persona u goditën me thikë dhe u plagosën në një sulm në Numedal, në juglindje të Norvegjisë.

    Shefi i zjarrfikësve, Kai Redalen ka deklaruar për mediat lokale se policia tashmë ka arrestuar autorin.

    Havard Reva, shefi i stacionit policor në Kongsberg, thotë për NRK se ende janë duke zhvilluar hetime në lidhje me rastin.

    Tre persona janë lënduar më lehtë ndërsa një tjetër është në gjendje më të rëndë, njofton policia.

    Ndryshe, dy autoambulanca dhe tre helikopterë të ambulancës janë në vendngjarje. 

    Lajmi Paraprak

    Cili është djathi më i shëndetshëm?

    Lajmi i rradhës

    Imazhet flasin…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë