“Te furnizimet publike në Maqedoni ka korrupsion të lartë”

    Të gjitha hulumtimet e Qendrës për komunikime civile periudhën e kaluar kanë treguar se ekziston korrupsion gjatë realizimit të furnizimeve publike. Një pjesë e tenderëve janë zbatuar duke mos i respektuar parimet themelore të Ligjit për furnizime publike.

    Nuk ka informacione për aktivitet më të madh të MPB-së në drejtim që të dëshmohen rastet që tregohen, pa marrë parasysh a janë organizatat, mediat apo institucionet lidhur me korrupsionin, që MPB me masat e saj hetuese ta konfirmojë këtë, për fat të keq, jemi dëshmitarë të një pasiviteti të madh nga Prokuroria – tha Sabina Fakiq- qendra për komunikime civile.

    Drejtori i Entit shtetëror të revizionit Maksim Acevski, tregoi se analizat e tyre tregojnë se nga viti 2015 deri 2018, madje në 54% të furnizimeve publike ka pasur vetëm një ofertë. Edhe ai theksoi se Prokuroria ka rol pasiv.

    Do të konstatojmë një gjendje jo të volitshme në pjesën e sjelljes së Prokurorisë gjegjësisht se, për fat të keq, edhe pse në thelb për të gjitha raportet e revizionit për të cilat kemi konsideruar se ka pasur elemente për të ngritur procedurë nga Prokuroria për vërtetimin e asaj që do të thotë nëse vërtetë ka pasur korrupsion dhe elemente të përgjegjësisë penale, edhe krahas dy përpjekjeve tona deri në ditën e kësaj ngjarje, nuk kemi informacion kthyes për gjendjen- deklaroi Maksim Acevski- drejtor i ESHR.

    Ushtruesi i detyrës, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Robert Deker gjatë komunikimit me qytetarët derisa ka qenë në vend, ka vërejtur disa shembuj të korrupsionit.

    Politikanë që kryejnë presion mbi kompani që të sigurojnë vende pune për votuesit e tyre si dhe pacientë që u çojnë mjekësve shishe të shtrenjta të rakisë në shenjë falënderimi – theksoi Robert Deker- u.d ambasador i Mbretërisë së Holandës.

    Konkluzionet nga projektit “Nevoja dhe sfidat në përforcimin e integritetit në furnizimet publike” u prezantuan në analizën e 40 ndërmarrjeve të themeluara nga Qeveria, Qyteti i Shkupit dhe komunat, Gostivar, Kavadar dhe Strugë. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Për shkak të të dhënave të pasakta në letërnjoftime, Shehu dhe Lloga nuk do ta firmosin Listën Zgjedhore

    Lajmi i rradhës

    Shteti nuk ka krijuar sistem që do t’iu mundësojë qasje personave të shurdhër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë