Teknologjia faktor kyç për mbylljen e vendeve të punës

    Deri në 500,000 vende pune që lidhen me industrinë e furnizimit me pjesë për automjete mund të humbasin për shkak të kalimit nga motorët me djegie të brendshme në lëvizshmërinë elektrike, sipas një studimi nga Shoqata e Furnizuesve Evropianë të Automobilave (CLEPA).

    Humbjet më të mëdha mund të regjistrohen në Gjermani (121,000), Itali (74,000), Spanjë (72,000) dhe Rumani (56,000). Për të shmangur zvogëlimin e fuqisë punëtore, prodhuesit po u bëjnë thirrje institucioneve të ndërhyjnë.

    “Studimi nxjerr në pah rreziqet e përfshira në një strategji të bazuar vetëm në energjinë elektrike të rikarikueshme” tha Sigrid de Vries, Sekretarja e Përgjithshme e CLEPA.

    Sipas të dhënave nga CLEPA, në tokën evropiane në industrinë e automjeteve punësohen rreth 1.7 milionë njerëz.

    Në të njëjtën kohë, ka 1.21 milionë të punësuar në sektorë që ndër të tjera lidhen me zhvillimin dhe ndërtimin e baterive dhe motorëve elektrikë, ku shumë njerëz fitojnë bukën e gojës edhe si punonjës të kompanive të ndihmës./Abcnews.al/

    Lajmi Paraprak

    Në Strugë nuk do të ketë natë të Vitit të Ri, do të kursehet energjia elektrike

    Lajmi i rradhës

    Kapen shtatë persona në Tetovë pa certifikatë vaksinimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë