Tramvaji i Kievit s’ndalet pavarësisht luftës (Video)

    Linja e tramvajit, që e drejton Yelena Sabirova, është njëra ndër të paktat që ende qarkullon nëpër labirintin e barrikadave dhe pikave të kontrollit në Kiev. Bregu lindor i klasës punëtore është rajon ku ndodhen lagjet më të fjetura të banimit në kryeqytetin ukrainas, dhe po ashtu disa prej fabrikave të tij më të mëdha. Por, gjatë udhës së rregullt të tramvajit tani shihen dyqane të mbyllura dhe grumbuj rrënojash, raporton REL, përcjell Nistori.

    “Sidoqoftë, të paktën unë po iu ndihmoj njerëzve të mbërrijnë aty ku iu duhet të shkojnë, në strehimet kundër bombave, në stacionin e trenave. Megjithatë, sigurisht se është e frikshme”, shprehet Ylena Sabirova – drejtuese tramvaji në Kiev.

    Vetëm gjysma e banorëve po qëndrojnë ende në Kiev. Linja lindore e tramvajit të Sabirovas është njëra ndër të paktat që ende po qarkullon. Tramvaji në perëndim të çon drejt ndërtesave qeveritare, të cilat Ukraina do që t’i mbrojë.

    Sabirova vret mendjen se edhe sa gjatë do të vazhdojë të qarkullojë tramvaji i saj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    OKB: Të paktën 847 civilë të vrarë në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Meta paditet nga Australia për publikimin e reklamave mashtruese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë