Tre thasë marihuanë nga Shqipëria në Greqi | MPB arreston trafikantët (Foto)

    Dje në Resnjë janë arrestuar katër shtetas të Shqipërisë, njofton policia dhe kumtojnë se me këtë është ndërprerë një kanal ndërkombëtare për transportin e drogës narkotike, edhe atë nga Republika e Shqipërisë, përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e destinuar për në Republikën e Greqisë, si destinacion përfundimtar. Nga MBP thonë se gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar gjithsej 65 kilogramë marijuanë, me një vlerë prej rreth 200 mijë euro, përcjell Nistori.

    “Dje në orët e mëngjesit, në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes parkut kombëtar Galiçica, janë ndaluar dy automjete të markës “Mercedes”, me targa të shtetit shqiptar, të cilat ishin pjesë e transportit të drogës. Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K., ku si bashkë-drejtues ishte M.F. dhe vetura e dytë nga F.B., janë gjetur dhe konfiskuar tre thasë të mëdhenj marihuanë, të paketuara në 44 pako”, thuhet në deklaratën e policisë.

    Shtetasit shqiptarë janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Resnjë, droga është dorëzuar për ekspertizë. Për të arrestuarit do të ngriten padi penale deri te Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Simptomat alarmante të Ishemisë

    Lajmi i rradhës

    Hoxha që e përkrah futjen e edukatës seksuale në shkolla!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë