Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

    Parada e uhstrisë ukrainase / Kiev

    Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

    Përmbledhja

    • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
    • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.
    • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
    • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
    • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën – gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
    • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO – gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial – dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.

    11:21

    Johnson: Katastrofë për kontinentin tonë

    Pushtimi i Ukrainës nga Rusia “është një katastrofë për kontinentin tonë”, shkroi në Twitter kryeministri britanik, Boris Johnson.

    Ai paralajmëroi se do t’i drejtohet kombit gjatë ditës dhe se do të bisedojë me udhëheqësit e G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

    Johnson po ashtu bëri thirrje për një takim urgjent të NATO-s.

    11:09

    Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

    Ukraina ndërpreu zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi.

    Vendimi u mor pasi Rusia nisi një operacion ushtarak të shkallës së gjerë në Ukrainë.

    Siç raporton BBC, duke u thirrur në mediat ukrainase, Zelenskyi po ashtu tha se do t’i ofrojë armë kujtdo që i dëshiron ato.

    Lajmi Paraprak

    Bashkësitë fetare në Kosovë kundër martesave të gjinisë së njëjtë

    Lajmi i rradhës

    Momentet dramatike në Ukrainë nëpërmjet fotografive – Qytetarë të gjakosur, lot dhe largime masive (Foto)

    Lajme tjera

    Vdes nobelisti, Ferid Murad

    Mjeku me famë botërore, nobelist në fiziologjinë e mjekësisë, Ferid Murad njoftohet se ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë