Alfabeti për personat me shikim të dëmtuar i padukshëm në sistemin arsimor në RMV!

    Ditë më parë (4 janar) u shënua Dita Ndërkombëtare e Shkrimit Braille dhe Edukimit të Personave me shikim të dëmtuar.

    Nga Koalicioni “Ndryshojmë” thonë se shkrimi Braille i garantuar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare është i padukshëm në sistemin arsimor përveç në ShSgFRShD “Dimitar Vllahov” në Shkup. Koalicioni thekson se kanë bërë një vlerësim të sistemit që tregon se mijëra njerëz nuk e njohin Braillin për disa arsye.

    Koalicioni thekson se fëmijët me shikim të dëmtuar ose të verbër që shkojnë në shkolla të rregullta nuk mësojnë shkrimin Braille, ndërsa diku në institucione nuk shihet askund, gjë që, siç theksojnë ata, është jashtë Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

    Ata bëjnë të ditur se nisma përfshin strategji dhe metodologji për plotësimin e nevojave themelore të personave me shikim të dëmtuar dhe sigurimin e kushteve për përfshirjen e tyre aktive në të gjitha sferat e shoqërisë, në nivel lokal dhe kombëtar.

    Lajmi Paraprak

    Ikja e Grubit / Aggeler: njerëzit që nuk kanë çfarë të fshehin nuk arratisen

    Lajmi i rradhës

    Viti 2024 ishte vit i kthesës për pushtetin dhe opozitën në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë