Ali Ahmeti: Mickoski nuk vendos nëse BDI do të shkojë në opozitë ose jo

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Kërçovë tha se nuk vendos Hristijan Mickoski nëse BDI do të shkojë në opozitë.

    Ahmeti tha se edhe më herët liderët e partive politike maqedonase kërkonin që BDI të shkojë në opozitë, por që sipas tij, për këtë vendosin qytetarët.

    “A ju kujtohet Zoran Zaevi kur doli para katër vitesh “BDI – opozitë”, kështu thoshte. Del VMRO-ja e Mickoskit e thotë “do t’i marr të tjetër unë dhe BDI-ja do të shkojë në opozitë”. Nuk është Mickoski që vendosë se a shkon në opozitë BDI-ja, janë qytetarët”, deklaroi Ahmeti.

    Ai gjithashtu komentoi deklaratat e fundit nga opozita shqiptare, të cilët shprehen se janë të bindur se do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ahmeti tha se për këtë vendos populli dhe se pala tjetër do ta respektojë vendimin.

    Lajmi Paraprak

    Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani”

    Lajmi i rradhës

    Poligrafi, instrument i mundshëm në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë