Alternativa: BDI e ka si gomë rezervë Aleancën për Shqiptarët

    Alternativa nuk e ka problem që Aleanca për Shqiptarët (ASH) të futet në Qeveri, por që theksojnë se resorë për ta duhet të ndajnë LSDM dhe BDI. Nga partia theksojnë se nuk shohin as arsye për zgjërimin e koalicionit qeverisës.

    “Në fakt shumica është njësoj si vitin e kaluar në këtë kohë, kur Alternativa iu bashkua kësaj Qeverie, kështu që nuk shohim se cila do të ishte arsyeja që ndonjë parti tjetër të hynte në qeveri. Ndryshimi i vetëm është frika se BDI mund të mbetet pa deputetët e “grupit të zjarrit”. Në atë rast BDI-ja do të kërkojë një gomë rezervë. A do të pranojë Aleanca që të jetë ky element, ky është vendimi i tyre”, thonë nga Alternativa për Sitel.

    Prej dy javësh në opinion qarkullojnë informacione se Aleanca për Shqiptarët po negocion për hyrjen në Qeveri. Të premten e fundit ka pasur edhe takim ndërmjet Taravarit dhe Kovaçevskit, për të cilin lideri i Aleancës ka thënë se është biseduar për diçka tjetër, por jo për hyrjen në Qeveri. Pas kësaj, në opinion dolën informacione se të dy ishin me Ali Ahmetin në Zajas, gjë që u përgënjeshtrua edhe nga Aleanca për Shqiptarët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çmime të reja të derivateve të naftës në RMV

    Lajmi i rradhës

    Kurti politikisht “i vetmuar” për targat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë