Alternativa: Edhe sa nipa i ka “pa rehatu” Ali Ahmeti

    Komunikata e plotët e Alternativës:

    Vetëm pak ditë pasi që një nip 24-vjeçar i Ali Ahmetit e bleu qendrën tregtare “Soravia”, një nip tjetër i Ali Ahmeti është emëruar Sekretar i Parë i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Pas Drin Ahmetit, që doli se kishte “shkathtësi të veçantë afariste”, nipi tjetër, Besian Ahmeti, doli se paska “shkathtësi të veçantë diplomatike” dhe kjo paska qenë arsyeja që ta emërojnë në diplomaci, pavarësisht se stazhi i tij është më pak se një vjet, ndërsa përvoja diplomatike është ZERO. Natyrisht, siç duket, në këto raste më me rëndësi se gjithçka është mbiemri Ahmeti dhe lidhja familjare me Ali Ahmetin.

    Në vend se Bujar Osmani t’i avancojë e dërgojë në diplomaci dhjetëra shqiptarë me përvojë, që me vite rrinë korridoreve të MPJ-së dhe askush nuk i përfill, ai e merr një çun fare të ri e të papërvojë dhe e dërgon në kryeqendrën e diplomacisë. Kjo le që është e dëmshme për diplomacinë e vendit tonë, le që është imazh i keq për Maqedoninë e Veriut, por është dëshpëruese edhe për secilin shqiptar të ri që nuk e ka xhaxha Ali Ahmetin dhe që nuk e ka mbiemrin Ahmeti. Prandaj, nuk mund të mos pyesim “edhe sa nipa i ka “pa rehatu” Ali Ahmeti? Që t’u vijë rendi edhe ndonjëherë edhe të rinjve të tjerë shqiptarë.

    Sidoqoftë, AlternAtivA kërkon hetim për emërimin e Besian Ahmetit në Ambasadën në Bruksel, si dhe shpjegime e përgjegjësi nga ministri i Jashtëm për këtë emërim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    PA SAKRIFICA NUK KA VEPRA TË MËDHA 

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës me njoftim se ku do të grumbullohen lëkurat dhe mbetjet tjera të kurbanave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë