ALTERNATIVA HYN NË QEVERI, BDI SHKON NË ZGJEDHJE TË PARAKOSHME – Ahmeti e nuhati mundësinë e fitores për një mandat të ri?

    Foto: DW/P. Stojanovski

    Gjithnjë e më shumë ka gjasa që kryeministri Zoran Zaev ta bindë Alternativën e Afrim Gashit që t’i bashkohet koalicionit qeverisës, por ai do ta bëjë këtë me koston e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me nismën e partnerit të tij të koalicionit, Ali Ahmeti.

    Kështu e pohojnë analistët politikë të intervistuar nga Plusinfo, përcjell Nistori, të cilët sqarojnë se me lëvizjen e Alternativës për t’u shkëputur nga koalicioni me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa orekset e BDI-së për të fituar edhe një mandat do të shtohen duke përvetësuar votuesit e sinqertë dhe të zhgënjyer, por edhe të Alternativës nga zgjedhjet e kaluara.

    Sipas bashkëbiseduesve tanë, ka shumë gjasa që partia e Ali Ahmetit të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pranverën e ardhshme, në të cilat do të mundohet të përfitojë nga përçarja e opozitës “kundër-BDI”.

    Deklarata e djeshme e një zyrtari të lartë të BDI-së, i cili për “Sloboden Pecat” zbuloi se lideri i partisë Ali Ahmeti do të bëjë të pamundurën që deri në mars të vitit të ardhshëm ta bindë kryeministrin Zoran Zaev që të mos japë dorëheqjen, tregon se një plan i tillë po ziehet në Reçicë të Vogël.

    BDI është në gjysmë-pozicioni

    Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për Hulumtime Politike (IHP) në një prononcim për Plusinfo, përcjell Nistori, thotë se ekziston mundësia që BDI të kërkojë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në pranverën e ardhshme, pasi siç sqaron ai, partia e Ali Ahmetit është në pozitë shumë të favorshme, pasi Alternativa u largua nga koalicioni “kundër-BDI” me Aleancën për Shqiptarët.

    “Situata aktuale politike në vend i shkon më së shumti partisë së Ali Ahmetit, sepse sërish gjithçka varet nga BDI-ja. Lëvizja vetëshkatërruese e Alternativës, e cila vendosi të largohet nga koalicioni “kundër BDI” me Aleancën për Shqiptarët dhe të bëhet pjesë e qeverisë, praktikisht i siguroi Ahmetit një mandat të ri. Pse, për shembull, në mars apo prill të vitit të ardhshëm, kryesia e BDI-së të mos thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare? Kjo parti tani do të dëshirojë të shfrytëzojë maksimalisht elektoratin e saj të qëndrueshëm, por do të dëshirojë të përfitojë edhe nga fakti se opozita “kundër BDI” është tashmë e përçarë dhe në proces konsolidimi. Nga Alternativa nuk do të dëshirojnë zgjedhje të parakohshme nga Alternativa, sepse do t’u duhet kohë për të mbledhur vota të mjaftueshme klienteliste. Nuk do të habitem aspak nëse BDI-ja në pranverën e ardhshme do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse atëherë votat klienteliste të Alternativës do të kalojnë në partinë e Ahmetit. BDI është në pozitë shumë të favorshme dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të nënkuptojë mandat të ri për këtë parti.” – sqaron Bozhinovski.

    Data e zgjedhjeve varet nga data e anëtarësimit në BE

    Edhe analisti politik Petar Arsovski është dakord se përçarja e opozitës shqiptare është në favor të partisë së Ali Ahmetit, por ai thotë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të varet kryesisht nga negociatat me Bullgarinë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

    “Opozita shqiptare e fragmentuar sigurisht që do të ndihmojë BDI-në të fitojë një rezultat të favorshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht se kur do të mbahen ato. Dhe këtu nuk ka rëndësi arsyeja e ndarjes së opozitës shqiptare. Nuk ka rëndësi nëse Alternativa konsiderohet parti klienteliste apo joklientiste. Megjithatë, BDI mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por LSDM duhet të pajtohet me këtë. Unë personalisht mendoj se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të varet shumë nga fakti nëse do të kemi një përparim me Bullgarinë në dhjetor apo në janar.
    Nëse ka ndonjë shpresë për të gjetur një zgjidhje me fqinjin tonë lindor, kjo patjetër do të stabilizojë shumicën dhe do të shtyjë zgjedhjet deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Por nëse nuk ka zgjidhje në horizont, atëherë do të përshpejtohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sepse arsyeja kryesore pse Alternativa hyn në qeveri është pikërisht integrimi euroatlantik. Nëse nuk ka progres në atë proces, atëherë kriza politike në vend do të thellohet. Mendoj se zgjedhjet nuk duhet të mbahen deri në qershor të vitit të ardhshëm kur do të kemi mundësi të bëjmë edhe një përpjekje me Bullgarinë, sepse kjo tentativa e 14 dhjetorit nuk ka shanse të ketë sukses.” – shpjegon Arsovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët e suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto pesë gjëra

    Lajmi i rradhës

    MPB-ja dënon shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë