Alternativa i reagon ASh-së: Jepni hapësirë që në të ardhmen të bashkëpunojmë përsëri

    Alternativa i është përgjigjur ish-partnerit të koalicionit, Aleanca për Shqiptarët, sepse ky i fundit e akuzoi Alternativën për shkelje të marrëveshjes së koalicionit, njofton Nistori.

    Paraprakisht ASH reagoi ndaj takimit të tretë të liderit të AAA-së, Afrim Gashit dhe kryeministrit Zoran Zaev.

    Alternativa thotë se “Aleanca për Shqiptarët mbetet për ne partner dhe bashkëpunëtor politik”.

    Megjithatë, AAA nuk pajtohet me konstatimin e ASh-së ku thonë se me takimet Zaev-Gashi për tre herë është shkelur marrëveshje për koalicion.

    Nga AAA thonë se marrëveshja për koalicion është konsumuar dhe se mbetet e hapur mundësia që bashkëpunimi të vazhdojë.

    “Pas situatës së krijuar në opinion për pozicionin e Alternativës në skenën politike në vend, dëshirojmë të shpjegojmë se Alternativa vazhdon të jetë aktor në skenën politike të shtetit. Pasi që tashmë i kemi kaluar dy cikle zgjedhore në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, faktikisht është konsumuar marrëveshja jonë për bashkëpunim. Megjithatë, mbetet e hapur mundësia që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato. Duke mos e përceptuar Aleancën për Shqiptarët si parti kundërshtare, po themi vetëm se për neve nuk janë mënyrë e mirë e komunikimit përllogaritja se kush me kë dhe sa herë është takuar, sepse kështu duhet të dalim borxhlinj të panevojshëm. Takimet dhe mbështetja e partive të pushtetit është pyetje që nuk i bën nder askujt, sepse për neve Aleanca për Shqiptarët është parti, me të cilën nesër mund të kemi përsëri bashkëpunim dhe duam të lejojmë hapësirë dhe mundësi për të komunikuar dhe bashkëpunuar. Sidoqoftë, pavarësisht qëndrimit publik të ASH-së, ne nuk kemi pushkë për ASH-në, por do të vazhdojmë t’i konsiderojmë si miq dhe bashkëpunëtorë”, thuhet mes të tjerash në reagimin e AAA-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kontesti RMV-Bullgari | Sofja kërkon nga Shkupi garanci se do të respektojë të drejtat e bullgarëve që jetojnë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Austri, dënohet një kirurge për prerjen e gabuar të këmbës së pacientit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë