Austri, dënohet një kirurge për prerjen e gabuar të këmbës së pacientit

    Një kirurge në Austri është gjobitur pasi ia preu këmbën gabimisht një pacienti në fillim të këtij viti. Pacientit të moshuar i është hequr këmba e djathtë në vend të së majtës, gabimi u hetua vetëm dy ditë më vonë.

    Të mërkurën, gjykata në Linz e shpalli fajtore kirurgen 43-vjeçare për neglizhencë të rëndë dhe e gjobiti me 2,700€.

    Pacienti i moshuar, i cili vdiq para se çështja të vinte në gjykatë, gjithashtu iu dha dëmshpërblim prej 5.000 eurove.

    Pacienti u shtrua në klinikën në Freistadt gjatë majit të kaluar për t’ia amputuar këmbën, por kirurgja gaboi këmbën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale për amputim, raporton agjencia e lajmeve AFP, përcjell Nistori.

    Gabimi u identifikua gjatë një ndërrimi rutinë të fashës dhe pacientit iu tha se do t’i duhej t’i amputohej edhe këmba tjetër.

    Në atë kohë, spitali tha se incidenti kishte ndodhur si “rezultat i një sërë rrethanash fatkeqe”. Drejtori i saj kërkoi falje publike në një konferencë shtypi.

    Në gjykatë, kirurgu tha se kishte pasur një defekt në zinxhirin komandues në sallën e operacionit.

    E pyetur pse kishte amputuar këmbën e djathtë dhe jo të majtën, ajo tha: “Thjesht nuk e di”.

    Që nga ngjarja, ajo është zhvendosur në një klinikë tjetër. Gjysma e gjobës së saj është pezulluar.

    Raste të tilla janë të rralla, por ka pasur incidente të ngjashme edhe në të kaluarën.

    Në vitin 1995, një mjek në SHBA hetoi se në gjysmë të procesit të operacionit ai ishte duke i prerë këmbën e gabuar një pacienti me diabet. Ai u detyrua të vazhdonte pas prerjes së muskujve, tendinave dhe ligamenteve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Alternativa i reagon ASh-së: Jepni hapësirë që në të ardhmen të bashkëpunojmë përsëri

    Lajmi i rradhës

    Pse me kalimin e moshës nisin vështirësitë me gjumin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë