Alternativa ka votë për kandidatët e koalicionit, por jo edhe për Besën dhe BDI-në

    Partia Alternativa nëpërmjet një komunikate për Nistori ka theksuar mbështetje të plotë të kandidatëve të koalicionit AAA&ASH në komunat e Strugës, Dibrës, Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës, Tearcës dhe Çairit, por nga kjo parti thonë se nuk do të bëjnë thirrje për ta mbështetur ndonjë kandidat të pushtetit në ndonjë komunë.

    “Përveç kësaj, në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Alternativës u diskutua edhe për qëndrimin ndaj garës ku koalicioni AAA&ASH nuk garon me kandidatë në raundin e dytë. Duke parë se të gjithë ata janë kandidatë të partive në pushtet, ndërsa AlternAtivA është parti opozitare, kryesia qendrore vendosi që Alternativa të mbetet konsistente në përfaqësimin e zërit opozitar, andaj nuk do të bëjë thirrje për ta mbështetur ndonjë kandidat të caktuar në ndonjë komunë të tilla”, thonë nga AAA.

    Thirrja e Alternativës është që secili votues me ndërgjegjen e tij dhe konform interesave të tij lokale të vendosë se cilin kandidat duhet ta votojë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KSHZ: Të vlefshme do të llogariten edhe fletëvotimet e pavulosura

    Lajmi i rradhës

    Harrohet premtimi për rritjen e pagës së arsimtarëve në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë