Alternativa u bë pjesë e qeverisë, por a do të vazhdojë bashkëpunimi lokal me VMRO-DPMNE-në?

    Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp tha se pret që kryeministri Zoran Zaev, të bëjë lëshime të mëdha në lidhje me negociatat me Bullgarinë.

    Arsovskit këto deklarata i bëri pas inkuadrimit të Alternativës në Qeverinë që për momentin udhëhiqet nga Zoran Zaevi.

    “Kur Zoran Zaev është i gatshëm të jep 3 ministri dhe gati 50 poste drejtorësh vetëm për ta ruajtur karrigen dhe të vazhdojë të vjedh edhe më shumë, është e qartë se do të nënshkruajë gjithçka që Bullgaria do t’i servojë”.

    “Kjo do të jetë kurora e disfatës së tij ndaj Republikës së Maqedonisë”, tha Arsovski.

    I pyetur se a do të vazhdojë bashkëpunimi mes Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së në nivel lokal, Arsovski tha se pret që këshilltarët e Alternativës të vazhdojnë t’i mbështesin të gjitha projektet që do t’i realizojë VMRO-DPMNE-ja, sepse siç tha, janë të rëndësishme për qytetarët.

    Lajmi Paraprak

    Përtej migrimit | Si po përballen vendet me popullsinë në plakje

    Lajmi i rradhës

    Përgjigjja modeste e Lionel Messit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë