Alternativa: vetëm për familjarët e Ali Ahmetit, ligji nuk vlen njësoj si për qytetarët e tjerë

    Alternativa kërkon sqarime nga institucionet e drejtësisë por edhe nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti se përse akoma nuk është dënuar nipi i tij Drin Ahmeti, pasi pak ditë para Vitit të Ri në veturën e tij u gjet një sasi e konsiderueshme e pushkaliqeve dhe fishekzjarreve.

    Sipas tyre, për familjarët e Ahmetit, ligji nuk vlen njësoj si për qytetarët e tjerë.

    “Kjo është arsyeja që jemi sot këtu, për ta pyetur Ali Ahmetin ku është Drin Ahmeti dhe si bëhet që ligji nuk vlen njësoj edhe për familjarët e tij? Po të mos ishte Drin Ahmeti nipi i Ali Ahmetit ose kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku do të ishte sot ai? Si u bë që një djalosh si Drin Ahmeti të jetë mbi ligjin? Kush është ai gjykatës që për familjarët e Ali Ahmetit ka shpikur dispozita të reja që nuk vlejnë njësoj edhe për qytetarët tjerë?”, tha Behar Emini nga Alternativa. 

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet e shpejta, jo më në listën e parapëqlyer të qytetarëve në RMV

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Banjicës bllokojnë rrugën, të pakënaqur me shpronësimet e tokave ku kalon Korridori 8

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë