Banorët e Banjicës bllokojnë rrugën, të pakënaqur me shpronësimet e tokave ku kalon Korridori 8

    Në shenjë revolte se si po bëhen shpronësimi i tokave, banorët e fshatrave Banjicë e Epërme dhe e Poshtme bllokuan rrugën rajonale, duke mos i lëshuar të punësuarit në kompaninë “Behtel dhe Enka” të cilët punojnë në trasenë e Korridorit 8.

    “Por askush nuk merr masa për ne, gjithë kjo pjesë përballë është marrë, askush nuk sqaron pse është marrë, si është marr, askush se ka të qartë dhe në pjesën tjetër janë marrë mbi 600 mijë metra katrorë janë marrë edhe askush nuk sqaron asgjë. Ne jemi të shqetësuar se askush nga kompetentet nuk na ka thirrur të na sqarojë çka ndodhë me pronat tona, a 70% e banorëve jetojmë nga bujqësia.”- thotë një banor i Banjicës.

    I pyetur rreth ankesave të banorëve, zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, në TV21 tha se ka dëgjuar për ankesat e tyre por u bëri apel të mos ketë pengesa sepse është projekt historik.
    “Çështja e shpronësimit është pika themelore për realizimin sa më të shpejtë dhe efikas të të gjitha akseve rrugore dhe në këtë rast të Korridorit 8. Ata kanë lidhje emocionale me to, me tokat…
    -Jo vetëm emocionale por ushqehen nga ato toka…
    Po sigurisht po, u bëj që gjithë procedura të jenë në mënyrë institucionale pasi që as ministria transportit e as ndërmarrja rrugët shtetërore nuk cakton çmimin për shpronësim por është një procedurë tjetër, fillohet me Drejtorinë për çështje pronësoje juridike ose përcaktimin e bën byroja për ekspertizë ligjore.”- deklaroi Bekim Rexhepi, Zv/Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

    Ndërkohë, banorët  kanë paralajmëruar se duke nisur prej sot dhe gjatë tre ditëve në vijim, me bllokada të plota për automjetet, do t’i ndalojnë punët e ndërmarrjes “Behtel dhe Enka”, ndërsa planifikojnë edhe bllokadë të komunikacionit në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë. Deri më tani rreth gjysma e pronarëve të tokave bujqësore kanë marrë vendim për marrje të përhershme të tokave që do të shfrytëzohet për ndërtim të aksit të autostradës të Korridorit 8.

    Lajmi Paraprak

    Alternativa: vetëm për familjarët e Ali Ahmetit, ligji nuk vlen njësoj si për qytetarët e tjerë

    Lajmi i rradhës

    Tifozët e Atletico Madridit me veprim skandaloz ndaj Viniciusit para derbit (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë