Alternativa: “Zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, Taravari të mos luajë shpëtimtarin e tyre

    Komunikata e plotë e Alternativa

    Duke e parë se U.D. Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përpiqet që përmes një serie të paraqitjeve ta arsyetojë gatishmërinë e tij për ta shpëtuar “zjarrin” e BDI-së, dëshirojmë të kujtojmë se po ky politikan jo më larg se para 10 muajve e akuzonte për tradhti Alternativën kur hyri në qeveri. Andaj tash është jokorrekte, për të mos thënë më rëndë, të flitet për kohezion dhe unitet.

    Siç e di gjithë opinioni, ne hymë në qeveri për ta garantuar shumicën që e siguroi hapjen e negociatave me BE-në dhe për ta ruajtur kursin strategjik eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së. Qytetari sigurisht e kupton dhe e vëren dallimin se për çfarë arsye hyri AlternAtivA në qeveri dhe për çfarë arsye po ndodhë kjo vardisje e ASH-së drejt qeverisë.

    Sidoqoftë, Alternativa si parti që nuk ka “plumba” për ASh-në, nuk mund të mos e përdor edhe mburojën nga këto taktizime hileqare kundër saj.

    Ndërkaq, sa i takon Shëndetësisë, kujtojmë se Taravari nuk mund të sillet sikur të ketë ardhur nga ndonjë planet tjetër, sepse opinioni e mban mend mirë se “arritja” e vetme e tij ishte thirrja populiste telefonike “Allo Taravari!”. Duke e ditur se cili ka qenë roli i tij për Qendrën Klinike, po kujtojmë se pikërisht për shkak të këtyre ministrave të kaluar të Shëndetësisë, sot buxheti i shtetit rrezikohet të dëmtohet me 8.5 milionë euro mbi bazë të kamatave.

    Përfundimisht, Alternativa e ka shpëtuar shtetin nga orientimi i gabuar strategjik, por nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që kjo qeveri të jetë shpëtimtare e karrierës së secilit politikan që ka nevojë për frymëmarrje artificiale pushtetore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KE e vlerëson dobët Maqedoninë e Veriut në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit me nevoja të posaçme kanë sfida në çdo hap të jetës, të harruar nga institucionet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë