Ambasada e ShBA-së ripublikon deklaratën e Donfried: Raportet e mira mes Kosovës dhe Serbisë janë kërcënim për Rusinë

    Ambasada e SHBA-së në Kosovës ka ri-publikuar deklaratën e Ndihmës Sekretarja për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila të hënën në Kosovë, foli për dialogun, dhe agresionin rus në Ukrainë.

    Donfried theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të riangazhohen urgjentisht në dialog duke theksuar se status quo-ja është e paqëndrueshme.

    “Status quo-ja është e paqëndrueshme; jo vetëm që pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por është në dobi të Kremlinit. Rusia dëshiron të prishë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që ju dhe fqinjët tuaj nuk mund dhe nuk mund të integroheni në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ai beson se një rajon ballkanik më i fortë, më i begatë dhe elastik demokratikisht është një kërcënim për ndikimin e tij”, tha ajo.

    Ndihmëssekretarja amerikane tha se marrëdhëniet e mira në mes Kosovës e Serbisë janë kërcënim ndaj Rusisë.

    “Marrëdhëniet më të mira mes Kosovës dhe Serbisë kërcënojnë aftësinë e Rusisë për të përçarë, për të krijuar frikë dhe për të nxitur kaos. Mënyra më e mirë për të kundërshtuar përpjekjet flagrante të Kremlinit për të destabilizuar rajonin është e thjeshtë: Kosova dhe Serbia duhet të bashkohen dhe të riangazhohen urgjentisht në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së”, deklaroi Donfriend.

    Ndërkaq, kryeminsitri Albin Kurti, gjatë konferencës me Dofried ka thënë se është e domosdoshme anëtarësimi në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

    Sipas tij, që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, është i nevojshëm integrimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO.

    “Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës por edhe në NATO”, ka thënë ai.

    Donfried, do të qëndrojë për vizitë në Ballkanin Perëndimor nga 25 deri më 29 prill.

    Ajo është e shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe zyrtarë tjerë amerikanë.

    Pas Kosovës, ajo viziton Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

    Javën e kaluar, Kosovën e ka vizituar edhe një delegacion senatorësh amerikanë: Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis.

    Ata kanë thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe Bashkim Evropian.

    Lajmi Paraprak

    Lavrov: Rreziqet e luftës bërthamore janë të ‘konsiderueshme’

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria heq masat anti Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë