Ambasada gjermane në Shkup në shkurt me sistem të përmirësuar për caktimin e termineve

    Ambasadorja gjermane në vend Anke Holstein njoftoi se nga shkurti Ambasada do të përmirësojë sistemin për caktimin e termineve për të ashtuquajturat viza për Ballkanin Perëndimor.

    “Për shkak të reagimeve tuaja të shumta dhe interesimit ende shumë të madh në aspektin e paraqitjes së aplikimit për vizë, nga shkurti 2022 do të aplikohet çdo muaj një procedurë lotarie. Për këtë qëllim, në shkurt do të hapet për herë të parë një listë e re regjistrimi, e cila do të jetë e hapur vazhdimisht për një periudhë më të gjatë (ndoshta për rreth dy javë).

    Më pas, në mënyrë të rastësishme, me ndihmën e një gjeneratori të gjeneruar nga kompjuteri në një procedurë lotarie, nga të gjitha regjistrimet do të nxirren ata që do t’u jepet termin për mars 2022”, shkruan Holstein në Facebook.

    Lajmi Paraprak

    Rastet kur lëngu i panxharit i bën dëm shëndetit – Mësoni efektet në organizëm

    Lajmi i rradhës

    Ndeshja KF Shkupi – KF Shkëndija: Referimi ka qenë skandaloz, ndërsa sjellja e nikoqirëve e turpshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë