Ambasadorët e huaj me kritika rreth vetëdijes për t’i mbrojtur pyjet

    Pasurinë e madhe të pyjeve të Maqedonisë, po e shkatërron interesi politik dhe mungesa e vetëdijes për t’i mbrojtur ato. Kështu vlerësojnë ekspertët dhe ambasadorët e huaj në vendin tonë.

    Ambasadori i Sllovakisë, Henrik Makrush, thotë se me biçikletë ka shëtitur rreth 80% të pyjeve dhe vendeve malore. Por ka mbetur i befasuar se si rreth rrugëve dhe afër vendbanimeve ku ka pyje, ka hasur në mbeturina dhe prerje ilegale.

    “Qytetarët e Maqedonisë janë ekspertë që të mbajnë këto bukuri në fshehtësi…Duhet patjetër të gjendet zgjidhje që të respektohet ligji, por vetëm respektimi i ligjit nuk është zgjidhje. Mua më duket se këtu gjithçka është e politizuar, në një rajon kam dëgjuar se askush nuk i pengon ato njerëz që presin pyjet ilegalisht vetëm për shkak se frikësohet se do i humbasin zgjedhjet. Kjo është qasje e pastër katastrofe për shkak se zgjedhjet janë të rëndësishme por edhe më e rëndësishme është se si të mbrojmë ato pyje”, tha HenriK Makrush, Ambasador i Sllovakisë.

    Ambasadori i BE-së theksoi se vendi jonë ka pasuri të jashtëzakonshme të pyjeve me më shumë se 30% të territorit të saj. Megjithatë po ballafaqohet me shumë sfida për mbrojtjen e tyre.

    “Ka sfida administrative për t’u siguruar se ka kapacitet për të menaxhuar pyjet…Sigurisht ka diskutime të rëndësishme që duhet të bëhen me komunitetet që jetojnë brenda dhe jashtë pyjeve. Është e rëndësishme të bëhen diskutime për t’u siguruar qëndrueshmëria e pyjeve por gjithashtu jetesa e atyre përreth”, u shpreh Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

    Ndërsa profesori i Fakultetit të Pylltarisë, Vlladamir Stojanovski deklaroi se politika duhet të bashkohet për gjetje urgjente të zgjidhjes për mbrojtjen e pyjeve. Ai ka theksuar se nëse pyjet nuk janë prioritet i politikës, atëherë vendi do të ketë pasoja të mëdha.
    “Zgjedhjet shkojnë e vijnë, problemet mbesin, por si do t’i zgjedhim problemet kur nuk do të kemi ujë për pije, si do ti zgjidhim problemet kur do të na ndodh edhe njëherë Hasanbegu dhe Shipkovica e kështu me radhë. Aktivitete të caktuara patjetër të ndërpriten. Këtu duhet vullnet më i madh politik dhe mbështetje më e madhe nga sektorët tjerë…”, theksoi Vlladimir Stojanovski, Fakulteti i pylltarisë.

    Qëndrimet e këtilla ambasadorët dhe ekspertët i shprehën në sesionin e katërt të Grupit të 5 të Punës për Mjedisin Jetësor, me temë “Mbrojtja e natyrës përmes menaxhimit me pyjet”, të organizuar nga Lëvizja Evropiane. Ndërkohë edhe në Raportin e Komisionit Evropian theksohet se numri më i madh i rekomandimeve në këtë fushë nuk janë zbatuar. Andaj i rekomandoi vendit që për këtë vit t’i rrisë resurset financiare për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, vendosjen e sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave dhe ta zbatojë Marrëveshjen e Parisit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Asnjëri prej 40 amendamenteve për rishikimin e buxhetit, nuk është pranuar

    Lajmi i rradhës

    A do të lirohet çmimi i banesave?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë