Ambasadori Rokas: mungon përparimi në gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit

    Ambasadori i BE-së në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave. Ai tha se mungon përparimi në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.

    Në këtë fushë, ai tha se është e nevojshme ndryshimi i Kodit Penal, ndërsa kujtoi edhe ndryshimet kushtetuese, që sipas tij, janë kyçe në rrugën drejt BE-së.

    “Tani është koha që të shfrytëzohet shansi, të përshpejtohen reformat dhe të zbatohen më me vendosmëri. Krahasuar me raportet e viteve të fundit është arritur një lloj përparimi, por megjithatë konfirmohet nevoja për përkushtim më të madh nga spektri politik. Nuk ka përparim sa i përket reformave në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit”.

    “Kjo mbetet e rëndësisë thelbësore që të bëhet. Këto nuk janë vetëm përcaktime, por themel për besimin e qytetarëve dhe për të ardhmen evropiane të shtetit. Viti i tretë me radhë, në këtë fushë nuk kemi përparim të theksuar. Megjithatë pikërisht këtu një përkushtim i ri mund të bëj një dallim serioz. Sa i përket luftës ndaj korrupsionit dua të theksoj së është e nevojshme ndryshimi i Kodit Penal në Kuvend në përputhje me rekomandimet”, tha Michalis Rokas, ambasador i BE-së.

    Lajmi Paraprak

    Tetë punë që mund t’i bëni edhe nga shtëpia

    Lajmi i rradhës

    FIFA gjobit Serbinë me 100 mijë euro për sjellje të pahijshme në ndeshjen kundër Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë