Ambientalistët mirëpresin vendimin për qeset plastike, por mungojnë fabrikat e riciklimit

    Ambientalistët mirëpresin vendimin për heqjen nga qarkullimi të qeseve plastike, por thonë se vendi ynë nuk ka kushtet e duhura për trajtimin e qeseve të bio-degradueshme. Davor Pehçevski nga “ Eko Svest”, thotë se ndërtimi i fabrikave për riciklim të mbeturinave është një tjetër masë e nevojshme në vend. Ai merr shembullin e Lubjanës, që edhe pse është qytet më i vogël se Shkupi, tashmë disa vite funksionon qendra për riciklim të mbeturinave që furnizohet vetëm nga mbeturinat e krijuara në atë qytet. Seti i ligjeve të miratuara, thotë ai, është kompleks dhe pikënisja e zbatimit të tyre nga vendimi për qeset plastikë do të ndikojë që të rritet vetëdija e qytetarëve dhe mënjanimi i shprehive që dëmtojnë mjedisin jetësorë.


    “Kushte të tilla në vendin tonë nuk ka për momentin. Ato që i quajmë qese të bio-degradueshme kanë additive/ suplemente që aktivizohen përmes energjisë diellore. Megjithatë nga mënyra si grumbullohen mbeturinat në deponitë tek ne, ai aditiv nuk aktivizohet aspak. Si rezultat ato qese që I quajmë të biodegradueshme, nuk degradohen aspak, mirëpo qëndrojnë në deponi ashtu siç janë, bashkë me mbeturinat tjera, siç i hedhin.”- deklaroi Davor Pehçevski- “Eko svest”.

    Nëse nuk ndërmerren iniciativë për pastrimin e deponive ilegale të krijuara në vend, qeset plastike të shfrytëzuara gjatë viteve të kaluara, për dekompozimin e të cilave nevojiten qindra vjet, do të vazhdojnë të ndotin ambientin, thotë profesori Asan Idrizi.

    “Problemi i menaxhimit të mbeturinave të ngurta në Maqedoninë e Veriut është një problem jashtëzakonisht i madh. 02:09 Normalisht se qeset janë vetëm  njëri element i mbeturinave të ngurta komunale që ndikojnë në Mjedisin Jetësorë. Siç e dimë në bazë të këtij ligji dhe strategjie janë paraparë 8 rajone, ku në secilin rajon duhet të ndërtohet një deponi rajonale sanitare. Fatkeqësisht në vendin tonë nuk kemi asnjë deponi, përveç asaj të Drisllës, që deri diku i plotëson standardet”- pohoi prof.Dr Asan Idrizi

    Disa kohë më parë shkencëtarët në nivel botëror kishin alarmuar se nëse vazhdonte i njëjti trend i përdorimit të plastikës,  atëherë deri në vitin 2050 nëpër oqeane do të kishte më shumë plastikë se sa gjallesa ujore. Në nivel vjetor rreth 1 milion gjallesa detare vdesin nga mbetjet plastike. Ndërsa organizatat ekologjike thonë se nëpër oqeane ka rreth 5.25 trillion mbetje plastike./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Zaevi është peng i Ali Ahmetit dhe i Artan Grubit

    Lajmi i rradhës

    Analiza për papunësi tregoi se Tetova nuk hap vende pune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë