Mickoski: Zaevi është peng i Ali Ahmetit dhe i Artan Grubit

    I pyetur se si e komenton mundësinë që kryeministri Zoran Zaev të mbetet kryeministër edhe pas zgjedhjes së liderit të ri në LSDM, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se për këtë duhet pyetur vet Zaev, pasi sipas Mickoskit, ai është peng i Ali Ahmetit dhe i Artan Grubit.

    “Duhet të pyesni Zoran Zaevin, ai të ju jep përgjigje në këtë pyetje, pasi ai është peng i Ahmetit dhe Grubit. Ai është njeriu që u shërben urdhrave të Ahmetit dhe Grubit, dhe supozoj se ai duhet të ju jep përgjigje nëse mbetet apo jo. Unë do të qëndroj në atë që e di zyrtarisht, që me 12 dhjetor, që në vetvete paraqet precedent dhe jokulturë politike në skenë të hapur, pas kongresit zgjedhorë të LSDM-së, do të kemi atje kryetar të ri, dhe ai sipas trashëgimisë së gjërave duhet të jetë edhe mandatar i ri, këtë e di zyrtarisht”, deklaroi mes tjerash Mickoski./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Kriza energjetike | Banorët e Ohrit dhe Strugës furnizohen me dru

    Lajmi i rradhës

    Ambientalistët mirëpresin vendimin për qeset plastike, por mungojnë fabrikat e riciklimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë