Amnisti për Veljanovskin, Ristovskin dhe Janakievskin — u liruan për “Organizimin e 27 prillit”

    Të gjithë të akuzuarit për rastin “organizatorët e 27 prillit” sot u liruan nga akuzat. Gjykatësi Ilija Tërpkov vendosi të pranojë kërkesën e mbrojtjes dhe të prokurorisë, duke i liruar nga çdo akuzë ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, ish-kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski, si dhe ish-drejtorin e DSK-së Vladimir Atanasovski.

    Sipas mbrojtjes, gjykata më në fund ka marrë një vendim të drejtë për pranimin e amnistive, pasi më herët në dy raste të tjera e njëjta gjykatë kishte refuzuar që ligji për amnisti i vitit 2018 të zbatohej për këtë rast. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si të reagojmë përballë gënjeshtrave të fëmijës?

    Lajmi i rradhës

    Autoritetet në RMV: lakra vendore nuk përmban kimikate të ndaluara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë