Analistët me pritshmëri të ndryshme rreth ndryshimeve kushtetuese

    Pikëpamje të ndara të analistëve dhe diplomatëve mbi ndryshimet kushtetuese. Duke komentuar zhvillimet e fundit, analisti Zhidas Daskallovski tha se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin dhe se të gjitha përpjekjet për të ndryshuar mendjen e opozitës do të jenë të pasuksesshme.

    “Këto janë përpjekje të dëshpëruara dhe komike nga BDI dhe LSDM  për të ndryshuar qëndrimin e VMRO- DPMNE dhe për të votuar ndryshimet kushtetuese. Sigurisht, vendi është i pjekur për zgjedhje parlamentare sepse kjo krizë është e pazgjidhshme”, deklaroi Zhidas Daskallovski – analist.

    Ish-ambasadori Gjorgji Filipov ka pikëpamje tjetër dhe thotë se është koha që pushteti dhe opozita të gjejnë një gjuhë të përbashkët për përparimin e vendit.

    “Nga ky aspekt gjeostrategjik, është koha të ndalojnë përplasjet dhe në fund të marrin atë qëndrim se ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë pavarësisht nga të gjitha pengesat dhe imponimeve që na paraqiten dhe të gjitha padrejtësitë e shkaktuara nga disa nga fqinjët tanë”, u shpreh Georgi Filipov – ish ambasador.

    Daskallovski dhe Filipov gjithashtu kanë pikëpamje të ndryshme nëse Bullgaria do të ketë apo jo kushte të reja për Maqedoninë.

    “Premtime të tilla janë premtime për fëmijët e vegjël. E dimë që ata kanë mundësi, e dimë që do t’i shfrytëzojnë nëse mendojnë se duhet ta bëjnë këtë. Problemi lindi kur qeveria i kaloi të gjitha këto marrëveshje pa u konsultuar me opozitën dhe opinionin”, shtoi Zhidas Daskallovski – analist.

    “Unë besoj se nuk do të ketë kërkesa të tjera, sepse këto janë kërkesa, pavarësisht se si i quan opozita për arsyet e veta fitimprurëse, se ato janë bullgare, kjo nuk është e vërtetë. Ato tani janë diktati i Bashkimit Evropian. BE-ja na dikton gjithashtu se ne nuk fillojmë negociatat me Bullgarinë, por fillojmë me BE-në. Dhe atje tashmë nuk ka votime, nuk ka veto të një natyre tjetër. Vetoja është dhënë para fillimit të negociatave, kur të fillojnë negociatat nuk ka më veto, ne mund t ‘i japim veto  vetes tonë, ndërsa siç shoh, ndoshta dikush dëshiron ta bëjë këtë”, tha Georgi Filipov – ish ambasador.

    Filipov bën thirrje që një gjë e tillë të mos ndodhë, sepse, siç thotë ai, interesat e shtetit janë shumë më të mëdha se interesat e çdo individi dhe partie politike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rruga Tetovë – Prizren, institucionet në vend nuk japin sqarime

    Lajmi i rradhës

    Sulmet kibernetike – Rrezik nga rrjedhja e të dhënave të qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë