Anesteziologu “tiktoker” mbeti pa licencë

    Anesteziologut nga Tetova, Valton Dervishi, i është marrë përkohësisht licenca e punës. Oda e Mjekëve këtë vendim e ka marrë pasi mjeku shkeli privatësinë, të drejtat dhe dinjitetin e pacientëve duke postuar video nga reparti gjinekologjik i spitalit në platformën Tik- Tok.

    Mjekut i hiqet leja e punës për një periudhë 7-vjeçare, që është dënimi maksimal që mund të merret për shkelje etike në punë. Gjykata e Nderit e Odës së Mjekëve ka konstatuar se anesteziologu ka shkelur Kodin e Deontologjisë si dhe Kodin Ndërkombëtar të Etikës Mjekësore, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.

    Nga Oda e Mjekëve, pak ditë më parë u kanë kërkuar falje pacientëve që janë filmuar, pa u pyetur. Prokuroria Themelore Publike e Tetovës para dy ditësh në Gjykatën Themelore në Tetovë ka dorëzuar aktakuzë kundër Dervishit për vepra penale – Keqpërdorim në shërbim si dhe incizim i paautorizuar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjysma e Dibrës pa matës digjital të ujit!

    Lajmi i rradhës

    Autostrada Kërçovë-Ohër, akoma nuk është zgjidhur çështja e shpronësimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë