Gjysma e Dibrës pa matës digjital të ujit!

    Dibra është ndër qytetet në vendin tonë ku paraqiten edhe humbje të mëdha të ujit nga ujësjellësi Rosok-Dibër. Sipas të dhënave të drejtorisë të ndërmarrjes komunale publike “Standardi”, një nga problemet kryesore në këtë drejtim është mungesa e matësve digjital pothuajse në gjysmën e qytetit. Matësit të ujit që datojnë para disa dekadave në një pjesë dërmuese të qytetit nuk funksionojnë. Edhe pse para disa viteve janë vendosur 2900 matës digjital, patjetër duhet të vazhdon projekti për mbulimin e tërësishëm të shfrytëzuesve të ujit për matës digjital edhe në pjesë të tjera të qytetit. Pikërisht për këtë situatë ndërmarrja komunale publike “Standardi”, e cila menaxhon me ujësjellësin Rosok Dibër për një pjesë të madhe të shfrytëzuesve praktikon pagesa paushall. Por, kjo pagesë defakto nuk është objektive meqë në asnjë moment nuk mund të ketë një matje objektive të ujit të harxhuar. Prandaj udhëheqësia e ndërmarrjes komunale ka ndërmarr aktivitete për furnizimin me matës digjital të ujit edhe për pjesët të cilët nuk kanë martës.

    Drejtori i ndërmarrjes komunale “Standardi”, Burim Kaba për gazetën KOHA thotë se ndërmarrja ka probleme që janë rezultat i praktikimit të sistemit paushall. Ai thotë se praktikisht në këtë moment gjysma e Dibrës nuk posedon matës digjital. Por njëkohësisht këtu duhet vendosur edhe numrin e madh të matësve mekanik të cilat janë vendosur para disa dekadave por që faktikisht nuk funksionojnë. “Ne duam apo nuk duam praktikojmë aktualisht çmime paushall si për amvisëritë ashtu edhe për institucionet, kompanitë dhe dyqanet. Por, në këtë mënyrë ne si drejtori nuk mund të kemi kontroll të tërësishëm se sa faktikisht harxhohet dhe sa paguhet uji. Prandaj kjo situatë na shkakton edhe humbje. Kur familjet paguajnë paushall sigurisht kanë mundësin e dhe të keqpërdorin ujin dhe atë ta shfrytëzojnë në sasi të mëdha. Sidomos familjet të cilët jetojnë në shtëpi individuale dhe që kanë oborre, por jo vetëm ata. Nuk kemi mundësi të tjera, prandaj jemi duke koordinuar aktivitete me pushtetin vendor i cili është themelues i ndërmarrjes komunale që të vazhdojmë me një projekt në fazën e dytë për vendosje të matësve digjital”, sqaron drejtori i Burim Kaba.

    Mirëmbajtja e ujësjellësit Rosok-Dibër kërkon shumë mjete, por ndërmarrja komunale me përkrahje të komunës Dibër ka përfunduar fazën e parë për stabilizimin të furnizimit me ujë në Dibër. Janë ndërruar 68 valvulat nga burimet e ujësjellësit deri në Dibër dhe kjo kushton, thotë drejtori Kaba.

    Gjatë kontrolleve që ka bë një ekip special në rrjetin të ujësjellësit në qytet janë zbuluar edhe shumë lidhje të egra por vlerësimet tona janë që dëmet kryesore financiare vijnë për shkak të pagesave paushall që vendosen në faturat meqë shumë pak paguhet edhe pse harxhohet shumë ujë. Pikërisht angazhimi jonë, potencon Kaba, është në drejtim të sigurimit të mjeteve për të vazhduar projektin për vendosjen mbi 2500 matësve digjital të ri në pjesët të qytet ku faktikisht ata nuk janë vendosur. “Kjo është një potencial i madh financiar dhe presim se nga vendosja e matësve digjital të kemi kontroll të tërësishëm në harxhimin e ujin në ujësjellësit si tek familjet ashtu edhe tek subjekte juridike. Presim që kjo fazë të realizohet shumë shpejt meqë Dibra ka nevojë për këtë projekt dhe për mua si drejtor është një projekt i cili garanton stabilizimin të situatës financiare të ndërmarrjes komunale”, përfundon Kaba. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e perspektivës largon të rinjtë nga vendi dhe rajoni

    Lajmi i rradhës

    Anesteziologu “tiktoker” mbeti pa licencë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë