Angellov: varrimi i viktimave nga tragjedia në Koçan do të bëhet të enjten

    Në Koçan, në një hapësirë të veçantë pranë varrezave të qytetit po hapen varret masive për viktimat nga tragjedia e 16 marsit.
    Varrimi do të bëhet të enjten. Ceremoni do të ketë edhe nëpër qytetet tjera nga ku ishin viktimat.

    “Varrimi do të bëhet të enjten, por kohën e saktë do ta cakton Kisha Ortodokse Maqedonase sepse edhe kryesia e kishës do të merr pjesë në varrim. Do të caktohen në mënyrë plotësuese koha e saktë dhe procedurat tjera sepse do të kemi varrime edhe nëpër qytete tjera”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

    Numri më i madh i viktimave janë nga Koçani, në mesin e të cilëve edhe adoleshentë, ndërsa vazhdon identifikimi i trupave dyshohet se viktima mund të ketë edhe nga Shtipi, Probishtipi, Velesi, Shkupi e Kumanova. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve. Varrimi i viktimave pritet të bëhet me nderime të larta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mbi 2000 nxënës të shkollave të mesme të Ohrit në tubim paqësor për viktimat e Koçanit

    Lajmi i rradhës

    Në afërsi të diskotekës në Koçan kishte rezervuar nëntokësor të naftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë