Maqedonia është larg parimit “ndotësi paguan”

    Politikat qeveritare për mbrojtjen e ambientit janë të pamjaftueshme, për përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve. Përkundër përparimeve të caktuara në fusha të ndryshme, megjithatë Maqedonia në përgjithësi është larg parimit “ndotësi paguan”, që është larg harmonizimit me legjislacionin evropian.

    Kjo ndër të tjerash theksohet në raportin e fundit të Entit të Revizionit apo Auditimit. Një pjesë e madhe e kërkesave për mjedisin të BE-së janë vendosur në legjislacionin kombëtar, duke përfshirë parimin “ndotësi paguan”, por aktet nënligjore që nuk janë miratuar ose që nuk janë miratuar me kohë, sjellin deri tek dinamika e ngadalshme e zbatimit të tyre.

    Raporti më tej thekson se është problematike fakti që administrimi i tarifave apo kompensimeve mjedisore në më shumë institucione, nuk mundëson qasje nga ana e Ministria e Mjedisit, e cila është përgjegjëse për zbatimin e politikës së ambientit.

    “Mosrespektimi i parimit ‘ndotësi paguan’ në përcaktimin e lartë sisë së kompensimit kontribuon në faktin se ai nuk është përkatës për ndryshimet që ndodhin gjatë lëvizjes së parametrave ekonomikë dhe parametrave të ndotjes, në proporcion me ndotjen dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore”, thuhet më tej në analizë.

    Për më tepër shtohet se subjektet kompetente nuk e llogarisin pjesën e ndryshueshme të tarifës për lëshimin e ujërave, përcaktohen shuma fikse të shumave për menaxhimin e mbetjeve, tarifat për posedimin e një leje mjedisore të integruar nuk lëvizin brenda kornizave të përcaktuar me ligj sipas pikave të lëshimit, ndërsa komunat nuk kenë qasje të barabartë gjatë përcaktimit në bazë të llogaritjes së tarifës për grumbullimin, transportimin dhe deponimin e shërbimeve komunale të mbeturinave.

    Mungon edhe sistemi unik apo i vetëm informativ, që do të përmbajë të gjitha të dhënat nga institucionet që përfshihen në procesin e përllogaritjes dhe pagesës së kompensimeve.

    Nga vitin 2020 dhe deri në kryerjen e revizionit, nuk janë arkëtuar të ardhura me vlerë prej 101.616 mijë denarë për kompensimet për lëshimin dhe shfrytëzimin e ujit, edhe pse për këtë janë lidhur marrë veshje. Bile përqindja e ujit pa të ardhura në nivel të shtetit me 60 për qind është dyfish më e lartë se mesatarja evropiane prej 60 për qind. Si rrjedhojë e mos lëshimit me kohë të vendimeve për pagesën e kompensimit për posedimin e lejes së integruar A ekologjike dhe mos ngritjes me kohë të padisë, deri në fund të vitit 2021, janë realizuar më pak të ardhura edhe në arkën e Ministrisë së Mjedisit me vlerë prej 9.453 mijë denarë, ndërsa janë anuluar 30.273 mijë denarë. Analiza e auditit apo revizorit shtetëror tregon edhe më pak të ardhura edhe për komunat për mbetjet e ndryshme. Vetëm 37 për qind e komunave fitojnë të ardhura në bazë të tarifave për menaxhimin e mbeturinave komunale, mjete që duhet të përdoren për zbatimin e planeve rajonale dhe synimeve për menaxhimin e kësaj fushe.

    Në mungesë të akreditimit të tërësishëm të Laboratorit qendror për ambient jetësor dhe mos vendosjes së bashkë punimit midis ministrisë dhe inspektoratit, nuk është realizuar objektivitetit gjatë matjes së të dhënave për substancat ndotëse, gjatë kryerjes së mbikëqyrjes së instalimeve.

    Auditimi tregon gjithashtu se fondet nga buxheti i ministrisë së ambientit nuk janë të mjaftueshme për financimin e aktiviteteve në fushën e mbrojtjes së ajrit dhe natyrës, ndërsa në nivel lokal, fondet e planifikuara për mbrojtjen e mjedisit nuk sigurojnë realizimin e planet dhe zbatimin e aktiviteteve.

    Për shkak të mungesës së një qasjeje të integruar në mënyrën e shpërndarjes dhe shfrytëzimin tarifave apo kompensimeve të mjedisit, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, investimet dhe kostot për mbrojtjen e mjedisit kanë një peshë të parëndësishme në Prodhimin e Brendshëm Bruto me 0.6 për qind për vitin 2020. Për tejkalimi e kë saj gjendje sugjerohet përgatitja e Planit aksional kombëtar ekologjik si dhe harmonizimi i të gjithë dokumenteve strategjike me të njëjtin. Rekomandohet edhe përcaktimi i kritereve dhe parametrave që ndikojnë në përcaktimin e lartësisë së kompensimeve për ambientin jetësor të cilat në dispozitat ligjore janë fikse, si dhe një periudhë kohore për rishikimin e tyre.

    Propozohet edhe krijimi i kadastrës së ndotësve të ujit dhe mirëmbajtja e saj. Në favor të mbrojtjes më të madhe të ambientit do të ishte edhe sigurimi i evidencës së kompensimeve nga subjektet me të drejta të fituara ujore dhe monitorimi i tyre në drejtim të një efikasiteti më të madh në arkëtimin e tyre. /koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    ENERGJIA DIELLORE NË RMV | Shumë fotovoltaikë, pak energji!

    Lajmi i rradhës

    Shkupi nga 2023 pa transport publik, Këshilli nuk e votoi subvencionimin e NTP-së prej 12 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë