Angelov: Po punohet në detektimin e ajrit nëse ka gazra toksikë

    Zjarrfikësit ende po punojnë në lokalizimin e zjarrit që ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën e ish-fabrikës së duhanit në Tetovë. Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, në çdo moment pritet të arrijë një helikopter, i cili do të tentojë të pengoj përhapjen e zjarrit në pjesën ku ruhen lëndët shpërthyese.

    “Për momentin po punohet në detektimin e ajrit, gjegjësisht nëse ka gazra toksikë dhe çfarë lloji. Situata për momentin nuk është alarmante. Sipas informacioneve që kemi, ka një nivel të shtuar të grimcave PM. Për këto arsye kemi kërkuar që uji të hidhet përgjatë vijës së zjarrit, gjegjësisht të pengohet që zjarri të mos bartet në pjesën e pasme ku ka kontejnerë me lëndë shpërthyese”, tha Angelov. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ZJARR NË TETOVË | Nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale

    Lajmi i rradhës

    Franca: Biletat e rreme të tifozëve të Liverpool-it kanë nxitur kaosin në Paris

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë