Angjelloviq: Kushtëzimet e ASh-së për ndryshimet kushtetuese janë kundërshtuese

    Politologu Ivor Angjelloviq në emisionin “360 gradë” në Alsat, duke komentuar deklaratat e kreut të Aleancës për Shqiptarët, i cili kushtëzoi mbështetjen për ndryshimet kushtetuese me fshirjen e kriterit kushtetues prej 20% dhe zëvendësimin e tij me gjuha shqipe, tha se, nëse e fshini atë formulim nga Kushtetuta, atëherë ju hapni rrugën të gjitha pakicave të tjera.

    “Nga pikëpamja shkencore është e diskutueshme, sepse për gjithçka që minoriteti shqiptar në Maqedoni nën thonjëza luftoi për ta marrë si privilegj, mendoj se me këtë formulim e shkatërrojnë themelin ligjor formal të gjithë atyre privilegjeve. Jo të drejta, por privilegje që i gëzojnë si etni. Nëse e fshini atë formulim nga Kushtetuta, atëherë ju hapni rrugën të gjitha pakicave të tjera. Pse të mos flitet në Parlament turqisht dhe serbisht, nëse nuk ka përqindje, si bazë pse shqiptarët i kanë gëzuar ato privilegje deri më tani”, tha Angjelloviq.

    Lajmi Paraprak

    Rusia e shpall të përfunduar mobilizimin e 300 mijë rezervistëve

    Lajmi i rradhës

    Zbatimi i vendimit për targat, në tri faza

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë