Ankesa ndaj gjykatësve, prokurorëve e përmbaruesve

    Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit në Kërçovë është zyrë me karakter rajonal, dhe mbulon me aktivitetet të saj për Kërçovën, Dibrën, Strugën dhe Ohrin. Gjati vitit 2024, në aspekt rajonal, vërehet një rritje të interesimit të popullatës për të dërguar parashtresa tek ky institucion, me qëllim që të marrin të drejtat e tyre në disa sfera.

    Në krahasim me vitet të kaluara, ka një rritje graduale të parashtresave, por jo në të gjithë komunat e këtij rajoni. Avokati i Popullit në Kërçovë, Ylber Rufati, për gazetën Koha thotë se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet me qëllim që t’u dilet në krah në përputhje qytetarëve me ligjin përkatës.

    Rufati thotë se sipas Programit të punës të Avokatit të Popullit për vitin 2024, në Zyrën Rajonale të Avokatit të Popullit në Kërçovë janë shqyrtuar 247 lëndë, prej të cilave, në periudhën raportuese janë parashtruar 148 parashtresa, ndërsa nga viti paraprak kanë mbetur në funksion 99 parashtresa. Gjatë vitit 2024 janë zgjidhur 157 lëndë, ndërsa 90 lëndë janë ende në shqyrtim.

    “Nga rastet e përfunduara, në 101 raste procedura është ndërprerë sipas nenit 23 të Ligjit të Avokatit të Popullit, nuk janë konstatuar shkelje ose ndërkohë është realizuar e drejta e tyre ligjore, ndërsa në 55 raste janë konstatuar shkelje ligjore”, tregon Rufati dhe shton se në shqyrtimin e parashtresave janë respektuar të gjithë normal ligjore.

    Sipas tij, në Zyrën e Avokatit të Popullit edhe në vitin që e lamë pas kanë dominuar parashtresat kundër gjykatave, prokurorisë dhe ndaj përmbaruesve dhe në vazhdim në lëmitë pronësoro-juridike,ndaj policisë dhe parashtresa konsumatore.

    Kur jemi tek numri i parashtresave që kanë dërguar qytetarët vitin e kaluar, duhet potencuar se nga Dibra dhe Komuna rurale Qendër Zhupë, nuk ka ndonjë rritje të numrit të parashtresave në krahasim me vitet të tjera. Dibra, në krahasim me komunat të tjera të këtij rajoni, edhe në vitin 2024 kishte më pak parashtresa.

    Avokati i Popullit, Ylber Rufati sqaron se nga Dibra janë dërguar vetëm 10 parashtresa, kurse nga Qendër Zhupa pesë. Parashtresat kanë të bëjnë më së shumti nga lëmia pronësoro-juridike. Të theksojmë se Avokati i Popullit në Dibër ka takime me qytetarët e Dibrës dhe Komunës Qendër Zhupë çdo të mërkurë të muajit edhe atë në objektin e pushtetit vendor Dibër. Takimet janë për të gjithë të interesuarit që kanë probleme në shumë sfera dhe trajtohen parashtresa tek Avokati i Popullit .

    Përveç këtij termini, dibranët dhe banorët e Qendër Zhupës mund të përcaktojnë termine edhe në Zyrën e Kërçovës, ku është edhe selia e Avokatit rajonal të Popullit. Puna e Avokatit të Popullit është debatuar edhe nga disa shoqata qytetare, të cilët thonë se ka nevojë që një vëmendje më e madhe ti kushtohet rëndësisë së këtij institucioni, i cili mbron interesat e qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    Varfëria në Dibër: rritet nevoja për ndihmë në kuzhinën popullore

    Lajmi i rradhës

    Udhërrëfyesi praktik për larjen e rrobave të dimrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë