E nisi me dy koshere bletë, por tani ajo ka mbi 30 koshere dhe fiton shumë nga bletaria | Përpjekja e Sebahates për të krijuar biznes në fshat

    Jeta në një zonë të thellë rurale nuk ka qenë pengesë për Sebahate Ramën nga fshati Keçekollë e Prishtinës që të krijojë një biznes të vogël. Ajo tashmë ka mbi 30 koshere bletë si dhe pesë lopë e dy viça dhe po planifikon ta zgjerojë biznesin e saj.

    “Shumë jam e lidhur pas tyre. Vij në mëngjes, dal i shikoj. Unë merrem me bletari dhe blegtori. Ka qenë një shoqatë e grave këtu në Keçekollë. Ajo na ka ftuar dhe na ka thënë “a jeni të pajtimit që të vini dhe të filloni të punoni, të merreni me to (bletë). Ne kemi shkuar, kemi mbajtur trajnime këtu në Keçekollë me shoqatën e graver dhe na i kanë dhënë dy bletë (koshere bletë).”, shton ndër të tjera për REL Sebahate Rama.

    Viti i parë për Sebehatën ishte shumë i vështirë, por ajo mori pjesë në trajnime, lexoi dhe tani ka arritur të bëjë mbi 30 koshere bletë. Ajo thotë se është shumë krenare dhe këtë veprimtari e bën me vullnet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të shpejta, ndërsa LSDM është kundër dhe paralajmëron stabilitet dhe përparim

    Lajmi i rradhës

    Popovski për kryeministrin Mark Rutte: Ky zotëri nuk e thotë të vërtetën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë