Ankohen pensionistët: Fuqia blerëse po dobësohet, ndërsa kostot janë më të larta

    Pensionist në Tetovë / Fotografia: Lirim Shabani

    Prej më shumë se një viti pensionistët presin që kërkesa e tyre për përshtatjen e pensioneve me pagën mesatare të futet në rend dite në qeveri.

    Fuqia blerëse e tyre po dobësohet, ndërsa kostot janë më të larta, ankohen pensionistët. Ata kërkojnë që të merret një vendim sa më shpejt për rritjen e pensioneve, në raport me rritjen e pagave dhe kostot e jetesës.

    “Ka më shumë se një vit që japim nisma dhe propozime, që të kemi harmonizim ligjor, që do të bazohen në rritjen e pagës mesatare, por jo më shumë se 5%, dhe me rritjen e kostos së jetesës. Kështu do të arrihej një bilanc i pensioneve. “Kemi pasur një përgjigje pozitive nga qeveria, po mendojnë të ndryshojnë formulën e harmonizimit të pensioneve, por kur saktësisht nuk na kanë thënë”, thonë nga Shoqata e Pensionistëve.

    Nga Qeveria thonë se negociatat për ndryshimin e modelit të përllogaritjes së rritjes së pensioneve do të fillojnë më së voni muajin e ardhshëm. Ata pretendojnë se plani i qeverisë është rritja e pensioneve, sa dhe kur, kjo do të vendoset në debat publik mes palëve të interesuara. Nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Inalidor shtojnë se sistemi i pensioneve është i qëndrueshëm dhe në të ardhmen mund të përballojë një rritje më serioze të pensioneve.

    “Të ardhurat nga kontributi për sigurim pensional dhe invalidor në vitin 2021 janë rritur me 6,3 për qind krahasuar me vitin 2020. Fondi nuk ka borxhe dhe i shlyen rregullisht detyrimet. Ne paguajmë rregullisht sigurimet shëndetësore për përfituesit e pensioneve, dhe në të njëjtën kohë kujdesemi për pensionistët e ardhshëm, dhe paguajmë rregullisht në fondet private të pensioneve”, deklaroi Biljana Jovanovska, drejtoreshë e FSPIM.

    Sipas informacioneve zyrtare në vend janë 328 570 pensionistë. Me harmonizimin e janarit, pensioni më i ulët është 10 791 denarë. Pensioni më i lartë është 59.674 denarë. Pensioni mesatar është 16.336 denarë Raporti pensionistë-të siguruar sipas informacionit të FSPIM-së është 1.8 punonjës paguajnë para në fond, që një pensionist të përfitojë pension.

    Lajmi Paraprak

    Çmimet e produkteve të ngrira kanë lehtësuar vetëm pjesërisht blerjet

    Lajmi i rradhës

    Të pastrehët në RMV kërkojnë strehim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë