Anti-diskriminimi, nuk mund të funksionojë si i pavarur për shkak të fondeve të pamjaftueshme

    Komisioni për parandalim dhe mbrojte nga diskriminimi nuk mund të funksionojë si institucion i pavarur nga pushteti, ashtu siç e parashikon Ligji. Kjo për faktin se sipas kryetares së Komisionit, institucioni varet nga Buxheti të cilin ia cakton Ministria e Financave. Kryetarja Vesna Bendevska thotë se Komisioni për anti diskriminim ka marrë vetëm një të tretën e buxhetit të kërkuar nga Qeveria. Me këto fonde, sipas saj është e pamundur të realizohen të gjitha detyrat.

    “Edhe pse Ligji jonë parashikon se ne jemi trup dhe institucion i pavarur, për fat të keq organet shtetërore nuk e njohin pavarësinë tonë. Kështu që për miratimin e punësimeve të reja, duhet ne fillimisht të marrim pëlqim edhe nga Ministria për Shoqëri informatike edhe nga Ministria e Financave edhe pse pavarësia, respektivisht standardi evropian për trupat për barazi thotë: se pavarësia e vërtetë dhe faktike është që Komisioni vetë të sigurojë kushte për krijimin e një shërbimi efikas, të organizuar mirë e profesional”, u shpreh Vesna Bendevska, kryetare e Komisionit për anti diskriminim.

    Por nga Qeveria thonë se me fondet që ia kanë, Komisioni mund të funksionojë.

    “Në Buxhetin e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga diskriminimi në vitin 2022 me qëllim të forcimit të kapacitetit të institucionit janë planifikuar 2 milion denarë më shumë fonde krahasuar me vitin 2021, kur ishin parashikuar 9 milion denarë. Fonde shtesë për investime kapitale nuk janë parashikuar, për shkak se ato janë realizuar në vitin 2021, ndërsa lidhur me shpenzimet për mallra dhe shërbime, ashtu si edhe në institucionet tjera është vepruar në pajtueshmëri me përcaktimin për uljen e tyre në minimum”, thonë nga Qeveria.

    Kryetarja e Komisionit për antidiskriminim thotë se funksionojnë me numër minimal të të punësuarve.

    “Na duhen së paku edhe 10 punësime që të mundemi me të vërtetë ti zbatojmë të gjithë 26 llojet e kompetencave që i kemi. Konkretisht ne duhet të sigurojmë mjete softuerike, që të jemi qendra në të cilën do të jenë të gjithë informatat, madje edhe nga gjyqësori  për masa për mbrojtje nga diskriminimi”, tha Vesna Bendevska, kryetare e Komisionit për anti diskriminim.

    Komisioni për Anti diskriminim për më shumë se një vit, funksionon edhe me një anëtar më pak. Kjo për shkak se anëtari i shtatë i zgjedhur dha dorëheqje menjëherë pas zgjedhjes. Sipas kryetares Bendevska kjo e rëndon edhe më tepër funksionimin e Komisionit dhe apelon te organet e Kuvendit që sa më shpejtë të zgjedhin anëtarin e ri. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Alfa” pret mendim nëse ky rast shkon ose jo në rigjykim

    Lajmi i rradhës

    Kodra e Diellit, mungojnë vend parkimet – vizitorët detyrohen t’i parkojnë makinat në rrugë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë