Antikorrupsioni do të verifikojë pasurinë e zyrtarëve të Maqedonisë

    Komisioni antikorrupsion përmes këtij softueri, do të mund të kontrollojë nëse zyrtarët nuk kanë deklaruar një pronë të caktuar që e posedojnë, por nuk do të tregojë nëse eventualisht kanë pasuri të fshehur.

    Këto ditë do të funksionojë edhe Regjistri i ri i të zgjedhurve dhe të emëruarve, me të cilin antikorrupsionistët do të kenë pasqyrë të të gjithë anëtarëve të rinj të Qeverisë, drejtorëve dhe zyrtarëve të tjerë nën obmrellën shtetërorw deri në momentin kur duhet të paraqesin listën anketuese.

    Zyrtarët që nuk e paraqesin pasurinë në Komisionin Kundër Korrupsionit gjobiten vetëm me gjobë… Qeveria ka disa vite që njofton se do të miratohet ligji për origjinën e pasurisë, me të cilin zyrtarët do të duhet të shpjegojnë pasurinë e fituar në mënyrë disproporcionale dhe nëse nuk e bëjnë këtë, do të konfiskohen, por propozimi është ende vetëm në version pune…

    Kujtojmë se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për nevojat e veprimit kompetent të saj, nga Drejtoria e të Ardhurave Publike do të marrë të dhëna në formë elektronike, duke përdorur shërbimet e internetit të disponueshëm përmes Platformës Kombëtare të Ndërveprueshmërisë, në përputhje me rregulloret nga fusha e menaxhimit elektronik dhe shërbimeve elektronike, si dhe nëpërmjet shërbimeve të tjera të internetit.

    Ky bashkëpunim është mundësuar me marrëveshjen për shkëmbimin e të dhënave dhe bashkëpunimin e lidhur më 28.11.2022, ndërmjet Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përfaqësuar nga kryetarja Biljana Ivanovska, dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike, përfaqësuar nga drejtoresha Sanja Lukarevska.

    Shkarkimi elektronik i të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike do të jetë pjesë e zgjidhjes së re softuerike të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

    Me nënshkrimin e marrëveshjes, Komisionit Shtetëror  i është mundësuar që të marrë të dhënat e nevojshme që disponon Drejtoria e të Ardhurave Publike në formë elektronike, pa dërguar kërkesa me shkrim, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në zbatimin e kompetencave të tij ligjore, veçanërisht në pjesën e evidentimit dhe monitorimit të gjendjes pasurore dhe interesave.

    Në drejtim të luftimit të korrupsionit është edhe ligji për prejardhjen e pronës. Funksionarët do të vazhdojnë të kenë hapësirë më të madhe për ta fshehur pasurinë edhe për një periudhë të pacaktuar, pasi i njëjti, nuk ka kaluar as në Qeveri dhe ende ndodhet në fazën e finalizimit të zgjidhjeve nga propozim-versioni i fundit. Para mbi një viti , përkatësisht në nëntor të vitit 2021 u tha se propozimi i këtij ligji ishte dërguar në Komisionin e Venecias, pas çka, po atë muaj, do të duhej të shqyrtohej nga ekspertët vendas. Kjo procedurë në fakt, ende nuk ka përfunduar as sot e kësaj dite dhe madje pas kësaj, përsëri duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias, ku u dërgua edhe në fund të vitit 2021.

    Lajmi Paraprak

    Aplikoni për subvencionim të faturave të rrymës, nëse keni të ardhura të ulëta

    Lajmi i rradhës

    Sakrifica për shtet (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë