Antikorrupsioni ka hapur lëndë ndaj drejtorit të ITShKSh, Skender Asanit

    Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai në një dalje për media bëri të ditur ndaj drejtorit të ITShKSH-së, Skender Asani, është hapur lëndë nga Antikorrupsioni. Fetai tha se askush nuk është mbi ligjin, duke i apeluar institucionet e vendit që këto raportime t’i marrin me shumë seriozitet, shkruan TV21, përcjell Nistori.

    “I kemi lexuar fatkeqësisht raportimet mediatike, para festave. Unë personalisht i kam ndjekur raportimet me shqetësim aty ka dyshime për abuzime të mëdha financiare, konflikte interesi, nepotizëm dhe disa dyshime tjera, që kanë bërë që komisioni për anti-korrupsion i shtetit ka hapur lëndë kundër drejtorit të institutit. Natyrisht edhe në vendin tonë, si në çdo vend tjetër vlen prezumimi i pafajsisë, por u bëj apel institucioneve të vendit që këto raportime ti marrin me shumë seriozitet”, deklaroi Fetai.

    Ai njoftoi se janë në fazën finale të përgatitjes së ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ai sqaroi se kjo do të bëhet përmes një zgjidhje të dakorduar me partnerët qeveritar VLEN, VMRO DPMNE dhe Znam. Fetai theksoi se ky ligj synon të gjejë zgjidhje të cilat nuk i ofronte balancuesi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kontrata e shekullit në futboll – Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar tek Al Nassr

    Lajmi i rradhës

    Lehtësohet ardhja e punonjësve të huaj që do të punojnë në korridorin 8&10D

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë