Aggeler: ShBA është më e fortë, kur kemi aleat si RMV-ja

    Ambasada Amerikane në Shkup ka shënuar mbrëmë 247 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, në fjalimin e saj foli për themeluesit e Shteteve të Bashkuara, për demokracinë, për parimet, por edhe për partneritetin me vendin tonë.

    “Jam e nderuar të shërbej si ambasadore amerikane në Maqedoni. Kur themeluesit e Shteteve të Bashkuara krijuan Kushtetutën, ata shkruan për kërkimin e një bashkimi të përsosur, jo diçka që është përfundimtare, por një kërkim i vazhdueshëm për diçka që besoj se ata vetë e dinin se nuk ekzistonte. Nuk ka bashkim ideal, por kërkimi është i rëndësishëm, kërkimi që secili prej nesh të jetë më i mirë, që demokracia të jetë më e mirë, që është një detyrë e vështirë e vazhdueshme. E tillë është e përbashkëta jonë, miqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Aggeler.

    Ajo tha se përpjekja për të qenë më e mirë vazhdon edhe sot, kur përballemi me sfida të vjetra dhe të reja.

    “Është e njëjta gjë me aleancën tonë, miqësinë dhe aleancën mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut. Ne kurrë nuk do të arrijmë bashkimin e pakapshëm, të përsosur. Por parimet që ndajmë, sfidat me të cilat përballemi, jo vetëm, por së bashku do ta çojnë përpara aleancën tonë, në një ndjekje të patundur të përparimit, prosperitetit dhe sigurisë.

    SHBA është më e mirë, më e fortë dhe më fisnike sepse kemi aleatë. Ne kemi partnerë. Sepse ne kemi miq, miq si ju, si shteti i Maqedonisë së Veriut”, tha ambasadori Aggeler.

    Lajmi Paraprak

    A po gabon qeveria në përpjekjet për ndalimin e largimit të punonjësve të shëndetësisë?

    Lajmi i rradhës

    “Zgjedhje vitin e ardhshëm”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë