Antikorrupsioni kërkon ndjekje penale për Hysni Ismailin

    Komisioni për parandalim të korrupsionit në seancën e sotme vendosi të marrë iniciativë deri tek Prokuroria për ngritjen e procedurës për ndjekje penale kundër ish-ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, për shkak të dyshimit për veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, lidhur me marrëveshje dhe anekse të nënshkruara më 24 korrik të vitit 2020, lidhur me konkurset vjetore për financimin e projekteve nga interesi kombëtar.

    Nga Ministria e Kulturës është kërkuar që të kontrollojë punën në sferën e bazës juridike të marrëveshjeve dhe aneks marrëveshjeve të lidhura më 27 qershor 2020, duke pasur parasysh se ato, siç sqaroi anëtari i antikorrupsionit, Vladimir Georgiev, janë lidhur në periudha pas zgjedhore pas zgjedhjeve parlamentare në kushtet kur nuk është formuar Qeveria e re dhe në kushtet kur me një ribalancim të buxhetit të Ministrisë janë zvogëluar mjetet financiare për financimin e projekteve me interes kombëtar në fushën e kulturës.

    Kryetarja e komisionit antikorrupsion Biljana Ivanovska, theksoi se të gjitha këto njohuri udhëzojnë se personi përgjegjës në Ministrinë e Kulturës ka marrë obligime jashtë nga mjetet e disponueshme me Buxhetin, që, siç theksoi është e ndaluar dhe e ndëshkueshme. Rikujtojmë se Hysni Ismaili ka qenë në postin e Ministrit të periudhën qershori 2019 deri në gusht 2020.

    Lajmi Paraprak

    Ibrahimi: Nuk kemi interes të bëhemi pjesë e kësaj qeverie

    Lajmi i rradhës

    “Shihemi në gjyq”, gjatë seancës në polemikë përfshihet Ali Ahmeti dhe komandanti i policisë në Gostivar (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë