Antikorrupsioni: Të hetohet Visar Ganiu rreth një ndërtimi në Çair

    Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit / Fotografia: Nistori

    Komisioni Antikorrupsion kërkon nga Prokuroria që të nis procedurë penale ndaj kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe një inspektori të ndërtimit.

    Të njëjtit sipas Antikorrupsionit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

    Nga Antikorrupsioni thonë se me mos-vperimin e kryetarit të komunës dhe inspektorit të ndërtimit, përgjegjës për ndërtimin e një objekti në rrugën “Vojdan Qernodrinski” në këtë komunë, është mundësuar që një person të përfitojë nga ndërtimi i paligjshëm.

    “Kemi edhe mos-veprim me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimtarisë. Gjithashtu, nuk është dhënë asnjë përgjigje në dy kërkesat dhe urgjencat tona të mëparshme. E gjithë kjo udhëzon në dyshimin se kryetari i komunës dhe inspektori i autorizuar ndërtimor në komunë nuk e kryejnë detyrën zyrtare”, tha mes tjerash Vlladimir Georgiev nga Antikorrupsioni. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Shoqata e pacientëve me fibrozë cistike në RMV paralajmëron protestë

    Lajmi i rradhës

    Regjimi më i mirë ushqimor për njerëzit që vuajnë nga osteoporoza

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë