Është anuluar seanca për gjykimin kundër Kompanisë “Besa Trans” dhe pronarit të kompanisë, Bekim Haxhiu. Gjykata nuk ka pranuar që Haxhiu të jetë përfaqësues i kompanisë, përkatësisht përfaqësues i personit juridik derisa është në cilësinë e të akuzuarit.
Akuza i referohet licencës së “Besa Trans” dhe keqpërdorimit të saj që sipas Prokurorisë Publike, Haxhiu ka bërë duke e shfrytëzuar për më shumë transporte dhe për më shumë mjete transportuese. Seanca e radhës është caktuar më 15 nëntor.
Gjykimi në Maqedoni të Veriut në aspektin juridik nuk ndërlidhet me ngjarjen tragjike të aksidentit 23 nëntor 2021 në Bullgari ku si pasojë e djegies së autobusit jetën e humbën 45 udhëtarë nga Maqedonia. /Alsat/
A u dorëzua OSBE para Rusisë?!
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në…