Anulohet seanca gjyqësore kundër kompanisë “Besa Trans”

    Fotografia: Nikolay-DOYCHINOV- AFP

    Është anuluar seanca për gjykimin kundër Kompanisë “Besa Trans” dhe pronarit të kompanisë, Bekim Haxhiu. Gjykata nuk ka pranuar që Haxhiu të jetë përfaqësues i kompanisë, përkatësisht përfaqësues i personit juridik derisa është në cilësinë e të akuzuarit.

    Akuza i referohet licencës së “Besa Trans” dhe keqpërdorimit të saj që sipas Prokurorisë Publike, Haxhiu ka bërë duke e shfrytëzuar për më shumë transporte dhe për më shumë mjete transportuese. Seanca e radhës është caktuar më 15 nëntor.

    Gjykimi në Maqedoni të Veriut në aspektin juridik nuk ndërlidhet me ngjarjen tragjike të aksidentit 23 nëntor 2021 në Bullgari ku si pasojë e djegies së autobusit jetën e humbën 45 udhëtarë nga Maqedonia. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Putini dhe armët bërthamore | Si mund të ndalet ai?

    Lajmi i rradhës

    Si dallohet varfëria në një vend të pasur?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë