Anulohet seanca për vulat e ASh-së / Abduli: dëshmitë e Selës janë të falsifikuara

    Seanca për vulat e ASh-së është anuluar për më 13 nëntor. Avokati Abidin Abduli thotë se ASh krahu i Selës paraprakisht shkarkoi dhe emëroi delegatë të ri. Shton se “Udhëzimet dhe dëshmitë e ASh-Sela janë të falsifikuara”, ndërsa pret që Apeli të marrë statusin e partisë së vitit 2022, për të krahasuar delegatët.

    “Udhëzimet e Gjykatës së Apelit janë të qarta, ku duhet të merren parasysh deklaratat nën noter të anëtarëve të Kuvendit Qendror, të cilët taksativisht deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë në Kuvendin Qendror të thirrur nga z. Ziadin Sela, në KQ të mbajtur në restorant Bushi, si dhe në udhëzimet e gjykatës së apelit se në Kongres të jashtëzakonshëm shkohet me delegatë aktualë, jo me zgjedhjen e të rinjve”, tha Abidin Abduli, avokat i ASh-Taravari.

    Ai tha se avokatët e Ziadin Selës sot kanë dorëzuar disa procesverbale të shkarkimit të anëtarëve të kongresit, që sipas tij, janë shkarkuar nga mbledhjet që i kanë mbajtur nëpër kafene.

    Avokati tha se sot gjyqtarja sot ka anuluar seancën, me pas elaborimit tonë, me çka do të merret lënda e partisë nga arkivat për të verifikuar dokumentet.

    Abduli tha se seanca e radhës është caktuar më dhjetor në orën 14:00.

    Lajmi Paraprak

    Pas uraganeve shkatërruese, Florida në alarm për përhapjen e një sëmundjeje të shkaktuar nga mushkonjat

    Lajmi i rradhës

    Rënia e ‘Murit’ dhe moshkëputja nga ideologjia komuniste

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë