Bilall Kasami flet për Kastriot Rexhepin, vendimin e parë si kryetar komune dhe nëse Mickoski është më i mirë për Lëvizjen Besa

    Kryetari i Lëvizjes Besa tashmë edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mbrëmë në emisionin 200 në Alsat M, ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me rastin e deputetit Kastriot Rexhepi dhe prioritetet në komunën e Tetovës. Kasami deklaroi se deputeti Kastrioti vazhdon të jetë i përjashtuar nga partia derisa qëndrojnë argumentet të cilat nuk lejuan deputetin të votojë për rrëzimin e qeverisë.

    “Për mua edhe mëtutje është një situatë e organizuar nga struktura shtetrore. Deputeti ka qenë i ndaluar që ditën e votimit të mosbesimit të Qeverisë, të mos marrë pjesë në votim. Deputeti ka qenë i ndaluar dhe vazhdon të jetë i ndaluar që ta thotë atë të cilën ai e mendon”, deklaroi ai.

    “Nga ai moment unë vlerësoj se deputeti në fjalë nuk është anëtar dhe deputet i Lëvizjes BESA, konform vendimit të cilin unë e kam marr si kryetar i kësaj partie, dhe kjo situatë do të qëndrojë, derisa të qëndrojnë argumentet dhe faktorët të cilët e sollën që deputeti në fjalë të jetë i ndaluar dhe i penguar që të votojë konform nënshkrimit të cilin e ka dhënë”, shtoi Kasami.

    Përndryshe Kasami, ditë më parë pranoi detyrën e kryetarit të komunës së Tetovës. Kasami tregoi për vendimin e parë që ka marrë që kur është ulur në karrigen e kryetarit të Tetovës.

    “Vendimi i parë joformal është që të shkojë në këmbë në punë, t’i takojë qytetarët”, potencoi Kasami.

    Pse Mickoski është më i mirë për Lëvizjen BESA?

    “Nga shkaku të cilin e humba besimin nga Zaev që nënkupton se në një qeveri të ardhshme nuk do të jetë BDI. Në këtë rast unë vlerësoj se në një qeveri pa BDI, Lëvizja Besa do ta japë kontributin e saj për integrime”, u shpreh Kasami. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si u themelua Turqia moderne nga Mustafa Kemal Ataturku

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Maqedonia e Veriut është çelësi i zhbllokimit për të gjithë rajonin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë